Screenshot
Lokale - eSIMy

Erërat e forta që përfshinë vendin mbrëmë kanë shkaktuar dëme edhe në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku janë rrëzuar disa lisa.

Pas rastit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë intervenuar për t’u dalë në ndihmë banorëve dhe për të menaxhuar situatën.

Ndërkohë, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta.