Lokale - eSIMy

Pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila kritikoi edhe kolegët e saj në LDK duke ua rikujtuar gabimet e së kaluarës, ka reaguar deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti.

Hoti, përmes një postimi, ka pohuar se turizmi politik është aktivitet joetik në politikë.

“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha. Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës. Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta. Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërteta”, ka thënë Hoti./