Lokale - eSIMy

Presidenti Recep Tayyip Erdogan që shkoi në Gjermani për një vizitë tre ditore, i ka kërkuar Berlinit që lëvizjen e Fetullah Gulenit ta njeh si një organizatë terroriste, lëvizje të cilën Turqia e fajëson për grusht shtetin e dështuar të vitit 2016.

Thirrja e tij për Gjermaninë që t’i bashkohet Britanisë dhe të fajësojë klerikun turk për grusht shtetin, duhet të jetë urë nëse ai do të riparojë lidhjet e tensionuara politike dhe tregtare, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.

Gjermania deri më tani ka thënë se ka nevojë për më shumë prova që lidhin rrjetin e mbështetësve të Gylenit, që Turqia e etiketon si Organizatë Territoriste Guleniste (FETO), për përpjekjen e dështuar për të rrëzuar qeverinë turke.

Refuzimi i Gjermanisë për të ekstraduar oficerët ushtarakë që kanë kërkuar azil në shtetin gjerman, të cilët akuzohen nga Turqia për pjesëmarrje në grusht shtet, ka bërë që Ankaraja të zemërohet.

Por me ekonomikë turke në krizë, mbështetjen e Berlinit ndaj Turqisë për shkak të tre milionë turqve që e thërrasin Gjermaninë shtëpi të tyre dhe për të parandaluar valën e regugjatëve në Evropë, të dyja palët dëshirojnë t’i lënë anash dallimet e tyre.

“Ne po ndjekim objektivin tonë për rritjen e lidhjeve tregtare dhe ekonomike”, shkroi Erdogan në artikull.

“Për hir të prosperitetit dhe të ardhmes së të dy vendeve tona, le të rrisim interesat tona të përbashkëta dhe të zvogëlojmë problemet tona”.

Erdogan do të takohet me kancelaren Angela Merkel tri herë gjatë vizitës së tij shtetërore.