Erëra të fuqishme, të përcjella edhe me shi dhe breshër ka përfshirë Podujevën pak më parë, shkruan Llapi.info.
Në disa zona ka pasur breshër me intensitet të lart, për çka janë dëmtuar edhe të mbjellat.
Ndërkaq, një plep është rrëzuar mbi çatinë e një shtëpie afër objektit të vjetër të “Beni Donës”, përballë parkut.
Banorët kanë kërkuar intervenim nga organet komunale, pasi që siç kanë thënë ata, janë të rrezikuar./Llapi.info
Më poshtë pamjet që kanë arritur në Llapi.info:







