Një kamion i tonazhit të lartë është përmbysur në urën e Milotit, për shkak të erës së fortë që fryn në segmentin rrugor Lezhë- Milot, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kamioni është mënjanuar në mes urës, duke shkaktuar bllokimin e këtij segmentit dhe radhë të gjata disa kilometra, njofton A2 CNN.

Autoritetet po udhëzojnë drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugën e vjetër, deri në zhbllokimin e këtij aksi rrugor, i cili vazhdon që të jetë i pakalueshëm dhe me gjasa zhbllokimi i saj kërkon disa orë.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës dhe pasagjeri nuk kanë marrë lëndime.