Era e fortë e cila ka filluar të fryjë që nga dita e djeshme në komunën e Podujevës ka shkaktuar dëme materiale në objektin e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, njofton Llapi.info.

Një llamarinë e cila shërben si mbulojë e këtij objekti milionësh e i cili është lëshuar në funksion vitin e kaluar, ka rënë në tokë.

Për fat të mirë, sipas një lexuesi i cili edhe ka dërguar fotografitë në redaksinë e portalit Llapi.info, nga rënia e saj nuk ka të lënduar.

Objekti i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” përveç kësaj një muaj më parë është përballur edhe me vështirësitë e të reshurave atmosferike.

Pas të reshurave të shiut, uji kishte filluar të depërtojë nën çatinë e objektit ku për ta pritur atë janë përdorur kovat./Llapi.info