Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka bërë sot edhe dy emërime të reja në kabinetin e tij, njofton Llapi.info.

Drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit është emëruar Hamdi Jaha kurse, drejtor i Inspeksionit është emëruar Ish- drejtori i Urbanizmit, Durim Salihu.

Kujtojmë se deri më tani pa udhëheqës janë edhe dy drejtori ajo e Arsimit dhe Shëndetësisë./Llapi.info