Një delegacion i Komunës së Podujevës, të prirë nga nënkryetarja, Marigona Lahu dhe drejtorë të drejtorive komunale kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule të freskëta pranë bustit të heroit kombëtar Ali Ajeti në përvjetorin e 33-të të rënies së tij, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Ali Ajeti bashkë me Çetën e Llapit ishin nismëtar për organizimin e luftës për liri, me 30 maj 1989 gjatë demonstratave kundër regjimit serb në Podujevë, Aliu u vra në përleshjen e armatosur me policinë serbe, ku mbetën edhe shumë veprimtarë të tjerë të plagosur.

Nënkryetarja Lahu pas homazheve tha “Sakrifica e dëshmorëve dhe veprimtarëve të shumë gjeneratave do të kujtohet e nderohet gjithmonë. Kontributi i tyre është i pashlyeshëm e idealet e tyre janë busulla jonë për rrugën që duhet të ecim. Lavdi dhe nderime heroit, Ali Ajeti. Lavdi të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit”, ka shtuar Lahu.

Aliu i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demonstrata dhe sulme mbi okupuesit. Veprimtaria e këtij grupi i përkiste “Çështjes Kombëtare”, e ky grup më vonë (dhjetor 1989) u quajt “Çeta e Llapit” . Para 27 vitesh dëshmori i kombit Ali Ajeti u bë theror lirie dhe i dha emrin ditës./Llapi.info