Një ekskavator i kompanisë “BINI”, kompani e cila edhe është e kontraktuar për pastrim të rrugëve dhe trotuareve të Podujevës, i cili u shfaq menjëherë pas aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje, u është vërsulur gazetarit të portalit “Llapi.info”, gazetarëve të “TV Llapit” dhe aktivistëve të VV- së para hyrjes së Komunës, shkruan Llapi.info.
Edhe pse ata vazhduan rrugën e tyre në trotuar, ekskavatori i “BINIT” u është vërsulur atyre nga prapa që nga hyrja e komunës deri tek hyrja e selisë së LDK- së në qendër të qytetit.
Lidhur me këtë rast reagoi edhe kryetari i VV- së dega në Podujevë, Bajram Ajeti i cili veprimin e shoferit të ekskavatorit e ka quajtur si të një kapadaiu.
“Punëtori i “BINI” më ekskavatorin në njëfarë forme kërcënoi dhe rrezikoi jetën tonë dhe tuajën si reporter. Mendoj se kjo nuk do koment se çfarë kapadaillëku edhe çfarë pa përgjegjësie kanë së paku si qytetarë e lëre më si… kështu që si duket i preku ajo afishja atje sepse kjo është e vërteta edhe për këtë kompani por edhe për Agim Veliun se kujt ia beson shërbimet publike në komunën tonë. Kjo është sjellje e pa pranueshme dhe unë mendoj që është edhe e dënueshme” tha ai.
Kujtojmë se sot VV ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e trotuareve në qytetin e Podujevës ku në fund të këtij aksioni vendosën edhe dy lopata para derës së komunës me mbishkrimet “Agim hap rrugën qytetarëve” dhe “Kompania BINI+ Agmi= Klientelizëm”/Llapi.info