Nesër, në Podujevë, do të organizohet një koncert me 17 këngëtarë, me qëllim të mbledhjes së parave për shërimin e llapjanit Arlind Veseli, raporton Llapi.info.

Koncerti do të mbahet me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dhe bileta e hyrjes kushton 3 euro – dhe të gjitha paratë do të dedikohen për shërimin e Arlindit.

Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka dhuruar 333 bileta për këtë koncert.

Shpenzimet për 333 bileta do të mbulohen nga vetë Ekrem Hyseni dhe lajmin e ka bërë të ditur aktori llapjan, Adnan Blaku.

Të nderuar. Në kuadër të aksionit për ta ndihmuar Arlindin, ju njoftoj që posa mora telefonatë nga ekipa e Dr. Ekrem Hyseni.
Doku ka vendosë me i mbulu 333 bileta per koncertin e nesërm. Falemiderit shumë!”, ka shkruar Blaku.

Nesër mbahet koncert i madh në Podujevë në ndihmë të Arlindit, këndojnë këta 17 këngëtarë të njohur (Foto)