Një koncert me këngëtarë të njohur të estradës do të mbahet nesër në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, raporton Llapi.info.

Në këtë koncert do të performojnë këngarët; Nysret Muçiqi, Albatrti Muçiqi, Naim Abazi, Dafina Dauti, Gold Ag, Robert Berisha, Alban Mehmeti, Babo Darabuka, Endrit Ademi, Dardan Restelica, Lindi Mehmeti, Behxhet Zeka, Ahmet Sadiku, Gëzim Hajdini, Rinor Llugaliu, Fikret Bislimi dhe Kushtrim Balaj.

Hyrja do të jetë tri euro, derisa të gjitha të hollat që do të mblidhen do të shkojnë për llapjanin Arlind Veseli, i cili ka humbur të dyja veshkat dhe i njëjti ka nevojë për ndihmë.

Ky koncert humanitar është organizuar nga Adnan Blaku së bashku me Fredi Ajvazi dhe Aldin Mehani./Llapi.info