Rruga e cila lidhë fshatin Bllaban me atë të Orllanit edhe pas shumë premtimeve, ajo akoma ka mbetur e pa asfaltuar, shkruan Llapi.info.

Kjo rrugë e cila ishte paraparë që të asfaltohej në vitin 2017 nga Komuna e Podujevës ka mbetur në gjendje të mjerueshme, dhe për këtë fëmijët e këtij fshati duhet kaluar nëpër baltë që të vijojnë mësimet e tyre.

Rruga Ballaban- Orllan ishte paraparë që të asfaltohej me buxhetin e vitit 2017, mirëpo edhe pse mjetet ishin ndarë në më shumë se një vit nga Komuna e Podujevës ajo vazhdon të mbetet e tillë.

Sipas disa fotografive të shpërndara nga ‘Komiteti Orllan’ në Facebook shihet edhe rruga e cila është në gjendje jo të mirë dhe për këtë kanë reaguar edhe banorët e këtyre fshatrave.

“Fatkeqsisht kjo ësht arsyeja kryesore pse ky Fshat ësht braktis në mas të madhe. Rruga Orllan- Ballaban dhe Orllan -Kushevic jan rrugët që Lidhin Orllanin me Prishtinen, Asfaltimi i këtyre rrugve pa dyshim do të ndikonte në investime të ndryshme. Që nga pas Lufta këto rrug duheshin të ishin të parat në List për asfaltim. Ësht e neveritshëshme që Lagje të caktuara të ken më Shumë prioritet. Me të vërtet turp i madh”, është komenti i një banori.

Kujtojmë se dy vite më parë (14 shtator 2016) edhe Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se në po të njëjtin vit kjo ministri do të investojë edhe në projektin e rrugës Ballaban- Orllan/Llapi.info