Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se fshati Gllamnik do të bëhet me sallë të re të sporteve.

Ky projekt do të kushtojë 350 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Po e ndërtojmë edhe sallën e sporteve në fshatin Gllamnik

I lumtur të ndajë me ju lajmin edhe për një marrëveshje të radhës, atë për ndërtimin e sallës së sporteve në fshatin Gllamnik, të cilën do ta ndërtojmë në bashkëfinancim më Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Marrëveshjen për këtë projekt në vlerë 350,000.00 euro e kemi nënshkruar dje me ZëvendësMinistrin Elldin Uglari ku për këtë vit Ministria e Komuna do t’i ndajnë nga 50,000.00 euro (100,000.00 gjithsej), kurse për vitin 2026 Ministria 200,000.00 dhe Komuna 50,000.00 euro.

Krahas investimeve në infrastrukturën shkollore, prioritet iu kemi dhënë edhe ndërtimit të objekteve sportive, në mënyrë që nxënësit e të rinjtë tanë të kenë kushte më të mira për t’u marrë me aktivitete sportive.