Në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht me kondak të armës viktimën mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore , njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së rëndë.
Arma e llojit Ekol dhe një karikator i zbrazët që është përdorur është konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info/