Rastet kur qytetarët rrezikojnë jetën e tyre por edhe të tjerëve në trafik janë shpeshtuar në vendin tonë e sidomos pas daljes së idesë në përdorimin e trotinetave elektrik. Një rast i fundit ka ndodhur në kryeqytet, teksa shihet një person duke e ngarë një trotinet elektrik dhe prapa tij ka të ulur një fëmijë të cilit ia rrezikon jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Pamjet janë publikuar në Facebook, nga faqja “Vrojtuesit e lagjes”, ku shihet se gjatë ngasjes së trotinetit makinat veçse kalojnë në drejtimin e tyre gjatë rrugës duke e vështirësuar situatën për mos shkaktimin e ndonjë incidenti ndaj fëmijës, gjithashtu edhe personit i cili vozit trotinetin.
Ndryshe, trotinetet elektrik janë bërë një dukuri e zakonshme në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë, gjithashtu edhe të rrezikshme.
Mirëpo, pavarësisht shtimit të personave të cilit përdorin për vozitje trotinetet elektrik, nuk ka ende rrugë të destinuar enkas për ta






