Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar për një rast të dhimbshëm, vdekjen e Tafil Bajramit, nxënës i Gjimnazit “17 Shkurti”, raporton Gazeta Sinjali.
Në postimin e tij, Gashi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami, për mësimdhënësit dhe nxënësit e gjimnazit.
“Shpirti i tij u prehtë në paqen e amshueshme, e familjes Zoti ia shtoftë gajretin që të përballojnë këtë dhimbje”, shkruan ai.