Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 37 pacientë të infektuar me koronavirus e dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka thënë infektologu Shemsedin Dreshaj.
“37 të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë në Infektivë. Katër prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike”, ka thënë Dreshaj për KOHËN.
Instituti Kombëtar i shëndetit publik mbrëmë ka njoftuar për 23 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin në 250.
Po ashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se katërmbëdhjetë pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 52.