Dy persona janë sulmuar nga një qen në fshatin Bajcinë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas policisë së Kosovës, të dytë janë dërguar për tretman mjekësor.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi që janë sulmuar nga një qen, me pronar të dyshuarin mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia./Llapi.info






