Foto: Ilustrim
Lokale - eSIMy

Dje rreth orës 16:14 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikro-financiar, bën të ditur Policia përmes një komunikate për media.

Sipas Policisë dy persona nën kërcënim të armës dhe të maskuar kanë grabitur 200 euro dhe një arkë të vogël dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Dy viktimat femra K/Shqiptare kanë raportuar se derisa ishin në vendin e punës në institucionin mikro financiar, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës ua kanë grabitur 200 € dhe një arkë të vogël dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast.