Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka hapur konkurs për pranimin e dy mësimdhënësve në shkolla fillore, shkruan Llapi.info.

Sipas këtij konkursi të publikuar në faqen e Komunës, një vend i lirë është për mësimdhënës të lëndës së Muzikës, kurse një tjetër për edukatë qytetarë-histori.

Në konkurs thuhet se për pozitën në lëndën edukatë qytetare – histori janë 19 orë, prej tyre, 14 histori dhe pesë në Edukatë Qytetare.

“Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për histori – edukatë qytetarë në shkollë të mesme të ulët janë; niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS), sistemi katërvjeçare dhe bachelor (katërvjeçare 240 ECTS).

Kurse, kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për edukatë muzikore në shkollë të mesme të ulët janë; niveli master – pedagogji e përgjithshme muzikore (300 ECTS, sistemi katërvjeçare, bachelor – pedagogji  e përgjithshme muzikore (240 ECTS)”, thuhet në konkurs.

Koha e aplikimit është nga data 29.06.2022 deri më datë 13.07.2022./Llapi.info