Një rast i kanosjes është raportuar në Prishtinë, pasi një burrë dyshohet se është kërcënuar me vrasje nga dy persona.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 18:14, kur dy të dyshuarit i kanë thënë viktimës se do ta vrasin atë dhe djalin e tij.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar dy të dyshuarit, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”.






