Dy zjarre të cilat kanë përfshirë hektarë të shumtë malesh e livadhesh, janë regjistruar sot në orët e para të mbrëmjes në fshatin Repë dhe Peran.

Sic shihet edhe në disa fotografi të cilat janë dërguar nga lexues të portalit Llapi.info shihet se këto zjarre kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në fshatin Peran ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e Zjarrfikësve pasi që zjarri ka rrezikuar edhe disa shtëpi.

Shkaqet e këtyre zjarreve nuk dihen./Llapi.info