Disa raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Policia, në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Ai u arrestua të hënën dhe është dërguar në mbajtje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Në një rast tjetër, një burrë shqiptar dyshohet të ketë rrahur bashkëshorten në Graçanicë. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje ka pasur edhe në Novobërdë. Një serb aty ka sulmuar bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 38 orë. Megjithatë, për shkaqe shëndetësore psikike është dërguar në spitalin e Gjilanit në repartin e psikiatrisë dhe është në mbikëqyrje të Policisë.