Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se Serbia patjetër duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, në të kundërtën nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ischinger ka theksuar se gjitha palët e dinë se si duhet të vazhdojnë pas Samitit të Berlinit pasi që është bërë e qartë se nuk duhet të ketë diskutime për ndarje territoresh, përcjell lajmi.net.
Ai ka shtuar se Kosova duhet të anulojë taksën dhe të fitojë liberalizimin e vizave.
“Tani të gjithë e dinë pak më mirë se çka nuk është e dëshirueshme. Por si të vazhdohet tutje? Çka duhet të fitojë Serbia (për ta njohur Kosovën)? Rrugë të përshpejtuar për anëtarësim në BE? Por është e qartë – pa njohje – s’ka anëtarësim! Dhe Kosova do të duhej të ndalë taksën dhe të fitojë lëvizjen pa viza, menjëherë!” ka shkruar ai në Twitter.