Lokale - eSIMy

Dëshmia se Albin Kurti mbajti fjalim në odën e grabitësit të vrarë në Istog
Autori: Lajmi.net Lajme21:13, 27 December 2018

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra sot gjatë shkëmbimit të zjarrit me grabitësit në Istog.
Njëri nga grabitësit, Kamer Metaj, i cili edhe mbeti i vrarë më pas nga Policia e Kosovës, po thuhet se është anëtar i Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.

Kjo në bazë të disa fotografive që i ndjeri kishte në Facebook.

Në rrjetet sociale është duke u shprëndarë një fotografi tjetër e një njoftimi, ku thuhej se Albin Kurti do të jetë prezent në odën e Kamer Metajt, ku edhe do të mbajë një fjalim.