Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant, Rrahman Rama thotë seForcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) këtë vit planifikohet t’i shtohen edhe 400 pjesëtarë të rinj, e po ashtu kadetë të vendeve të tjera, do të vijnë për tu trajnuar në Komandën e Trajnimit dhe Stërvitjes.

“Ne në fakt kemi planifikuar që në maj të fillojmë kampanjën e rekturtimit. Po do të kemi, por varet prej situatës. Shpresoj se do ta kalojmë këtë situatë ku jemi aktualisht, por mund ta bëjmë edhe në pjesën e dytë të vitit. Ne e kemi në plan që edhe 400 rekrutë t’i kemi këtë vit, të bëhet rekrutimi i tyre, përzgjedhja, seleksionimi ta kryejnë trajnimin bazik që në janar 2021 të jenë aktivë”, tha Rama.

Ai ka thënë se transformimi në ushtri ka shkuar shumë mirë, madje edhe janë tejkaluar pritshmërinë.

“Deri në këto momente, për shkak të pandemisë d.m.th janë tejkaluar pritshmërinë tona. Viti i parë ka qenë më shumë administrativ. Ndryshimi i rregulloreve, i ligjeve dhe punë administrative që është dashur të merremi por gjithmonë duke ruajtur operacionalitetin që e kemi pasur dhe ngritjen e kapaciteteve bazuar në mandat dhe misionin e ri. Jemi shumë mirë, përveç kësaj periudhe që do të ndikojë në planin tonë të tranzicionit, por edhe në jetën e përditshme të institucionit tonë. Është diçka e paparashikuar por, ne do ta bëjmë një rivlerësim, riplanifikm të të gjitha aktiviteteve tona dhe besoj që do ta arrijmë qëllimin dhe synimin”, ka thënë Rama, për Ekonomia Online.

Rama është shprehur se janë të kënaqur me të arriturat e deritashme.

“Por, deri tash jemi të kënaqur me të gjitha të arriturat deri në këto momente. Prapë ne vazhdojmë, në kuptimin administrativ jemi duke punuar, por në kuptimin teorik dhe praktik dallojnë, në kuptimin teorik jemi duke punuar dhe në atë praktik kurdo që krijohen kushtet”, shtoi Rama.

Rama ka folur edhe për angazhimin në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve dhe presionet që janë bërë mbi ta për ta braktisur Forcën.

“Të jemi real në kohën që jemi nuk kemi pasur ndonjë problem. Është fakt që ka ekzistuar një presion që paardhur nga jashtë përkundër angazhimit dhe vullnetit tonë. Ne prapë kemi arritur progres në këtë çështje. Nuk jemi në atë nivelin që kemi dëshiruar por ne kemi minoritete, kemi mbi 10 për qind komunitete. Fatkeqësisht nga presioni që ka ardhur nga jashtë dhe nga persona të paautorizuar, disa prej tyre e kanë leshu, jo me dëshirën e tyre”.

“Mua më gëzon fakti që asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë vërejtje sa i përket institucionit tonë prej momentit të rekrutimit të tyre, por edhe në shërbimin profesional, problem ka qenë presioni nga pjesëtarëve tonë dhe familjeve të tyre. Një pjesë e madhe e tyre i kanë mbijetuar këtij presioni. Ne kemi bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet qofshin ato vendore apo ndërkombëtare që ne t’i përkrahim dhe situata është me e qetë. Kanë vazhduar presionet sistematike por një pjesë e tyre janë aktiv”, tha Rama.

Ai shtoi se janë të kënaqur me punën, angazhimin dhe performancën e tyre.

“Me zor sun i ndalim është sepse kjo ushtri profesionale, vullnetare. Pavarësisht atyre ne duhet t’i zbatojmë ligjet dhe rregulloret pa marrë parasysh se kush është, a është i komunitetit serb, boshnjak ose vet shqiptarët”, tha ai.

Rama ka thënë se prioritet e kanë ngritjen profesionale, e cila po bëhet në bashkëpunim me ShBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Turqisë e shumë vendeve të tjera.

“Ne ju kemi bërë ofertë vendeve tjera të jenë pjesë e akademisë sonë. Janë kryer të gjitha parapërgatitjet, janë akredituar programet dhe është një program shumë profesional, por në të njëjtën kohë edhe përgatitjet për programin do të jetë në anglisht”, shtoi Rama.

Rama tha se në bashkëpunim me ekipin këshillues të NATO-s, po ndërtojnë kapacitetet e ushtrisë.

“Ne jemi produkt i NATOS dhe çdo gjë është ndërtuar në bazë të standardeve të NATO-s. Krahas kësaj ne kemi dëshmuar me njohjen e kapacitetet plota në 2013 dhe si rezultat i angazhimit tonë jemi këtu ku jemi. A ka nevojë për më shumë? Po. Jemi duke i ndërtuar kapacitetet tona të brendshme. E kemi komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes që jemi duke i rishikuar dhe ndërtuar kapacitetet e reja gjithmonë duke i marrë parasysh ekspertizat që i kemi marrë por edhe njohuritë dhe eksperiencat prej vendeve që i përmenda, specifikisht prej ShBA-së”.

Ai ka thënë se FSK e ka një plan 10 vjeçar me partnerët.

“Varësisht prej situatës dhe prioritete që i kemi si shtet ne do të zhvillohemi por ne e kemi një plan 10 vjeçar që e kemi ndërtuar me partnerët tanë dhe fleksibiliteti, dhe prioritete janë çështje tjera që në vazhdimësi ne i shikojmë planet dhe programet tona. Ne i kemi tejkaluar planifikimet dhe rishikimet tona që i kemi pasur në fazën e parë të tranzicionit dhe këtë e kemi arritur bashkërisht falë angazhimit të gjithë pjesëtarëve qoftë në ministri, qoftë në Forcë”, u shpreh ai.

Rama ka thënë se nuk ka ftohje të raporteve me ShBA-në.

“Unë nuk dua të përzihem në çështje politike. Sa i përket bashkëpunimit që ne e kemi më ushtrinë amerikane, jemi vetëm duke e ngritur bashkëpunimin dhe përkrahjen. E kemi planin tonë të përbashkët vetëm sa e kemi rritur dhe avancuar”, tha ai.

Rama tha se FSK ka pajisje të mjaftueshme, por gjithnjë ka nevojë për pajisje më të sofistikuara.

“Pajisjet aktuale i kemi të mjaftueshme, gjithmonë por ne duke e rritur numrin dhe duke u zhvilluar brenda për brenda ne kemi nevojë për pajisje më të sofistikuara, gjithmonë duke u bazuar u bazuar në mandat për të ndërtuar obligimet tona neve na duhet pajisje shtesë”.

“Jemi në rrugë të mirë. Kemi bërë disa kontrata që janë shumë të rëndësishme dhe po jemi krahas zhvillimit profesional edhe në kuptimin administrativ por edhe të pajisjeve jemi mriz bazuar në kontratat që kemi bërë”, tha ai.