Vala Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet tjera të javës së tetë.

Xhiroja e tetë e “Vala Superliges” takon Llapin dhe Prishtinën një super derbi luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ku pritet të jetë tejet interesante, duke filluar nga ora 15:00.

Vetëm fitorja e Llapit e mbanë atë si lidere,deri më tani skuadra llapjane e drejtuar nga Batatina ka 4 fitore 2 barazime dhe vetëm një humbje, rezultati i këtij takimi do të vendos shumë për pozitën e parë.

Llapi së bashku me Prishtinën kryesojnë në tabel, dhe kjo ndeshje do përcjellë emocione të mëdha tek dy skuadrat po ashtu edhe tek tifozët e të dyja palëve.

Llapi hynë në këtë derbi pas humbjes së parë të mërkuren nga Trepça 89’, ndërsa Prishtina hynë pas barazimit me feronikelin.
Kujtojmë se këtë sezon llapjanët nuk kanë pësuar ende asnjë humbje në Podujevë./Llapi.info