Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), në seancën për arrestimin e gjashtë qytetarëve turq, ka thënë se ata kanë qenë të rrezikshëm.

Damka është shprehur se ata janë paraqitur si mësimdhënies, por kanë bërë veprimtari të rrezikshme.

Sipas tij, ata edhe kanë financuar media në Kosovë.

Damka ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Turqisë, që sipas tij ,mund të përkeqësohen nga disa opinionist të cilët dëshirojnë të amnistojë organizatën FETO, që ai e quan terroriste./