Komandanti i pikëkalimit kufitar në Merdare, Fetah Gashi, sot në këtë pikë që ndanë Kosovën me Serbinë, për mysafirë ka pasur tre deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kanë qenë Time Kadriaj, Saranda Bogujevci dhe Fidan Rekaliu bashkë me KDI-në që kanë qëndruar në këtë pikë kufitare.

Gashi u ka prezantuar atyre punën që bëhet në këtë pikë dhe problematikat që hasin.

Ai ka thënë se Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit është zbatuar dhe nuk ka pasur ndonjë ngecje.

“EULEX ka qenë faktor ndihmues. Ata vinë këtu në takime të rregullta javore”, ka thënë ai.

Deputetja Kadriu nga AAK është interesuar për problemin e kolonave në anën serbe, ku komandanti i pikës i ka thënë asaj se pala është pikërisht te pala serbe që nuk njeh dokumentet e Kosovës, si letërnjoftimin.

“Ne i njohim dokumentet e tyre, ata nuk i njohin tonat. Ky është problem politike pasi që ne i kemi dhënë sugjerimet tona. Tash pritet që ketë fluks dhe mund të ndodhë të ketë prapë kolona, pasi pala serbe i kontrollon udhëtarët për dokumentet që ata kërkojnë. Këtu nuk ka reciprocitet, pasi ne i njohim dokumentet e tyre, ata jo”, ka pohuar ai.

Deputetja, Bogujevci nga Vetëvendosje ka thënë aty se këto çështje do t’i ngris në kuvend.

Dhe Rekaliu nga LDK, ka pohuar se kjo vizitë në Merdare është e frytshme pasi shihet nga afër implementimi i marrëveshjeve të Brukselit.