Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim efektiv të akuzuarin për “rrezikim të trafikut publik”, B.M.
Atij do t’i llogaritet edhe koha prej një muaji që ai e ka kaluar në paraburgim.
Ai akuzohej se më 3 prill të këtij viti, në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë, përball shkollës fillore “Anton Zako Çajupi”, në fshatin Bardhosh, nga pakujdesia, nuk i është përmbajtur rregullave të komunikacionit dhe me kamionetën e tij ka goditur këmbësorin N.G, i cili pas lëndimeve të marr ka ndërruar jetë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të hënën nga gjykatësi Kujtim Krasniqi, pasi që i akuzuari B.M, në seancën fillestare të mbajtur më 3 maj, e kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale.