Llapi.info ka raportuar gjatë kësaj jave për gjendjen e katandisur të lumit Llap, ku ndotja me shishe të shumta u panë edhe në rrjedhjen e tij përgjatë qendrës së qytetit, shkruan tutje Llapi.info.
Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe analistë politikë, të cilët kanë kërkuar dënimin e personave që ndotën lumin Llap. Në një koment të bërë nga drejtori i Inspektoratit në Podujevë, Besnik Mulliqi, janë shqiptuar edhe gjoba.
“Inspektorati ka shqiptuar dënime si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e shërbimeve Publike ka hartuar një plan veprimi për pastrimin e lumit. Padyshim qe as kjo nuk mjafton, duhet fushatë vetëdijesuese që të mos hudhen mbeturinat në Lumin Llap. Fushatë te cilën mundemi të gjithë të kontribuojmë”, ka shkruar Mulliqi./Llapi.info






