Tri shtylla të KEDS-it janë dëmtuar dje në fshatin Lupq i Poshtëm në Podujevë.

Sipas raportit të policisë së Podujevës në 24 orët e fundit në fshatin Lupq i Poshtëm ka ndodhur një dëmtim prone, me ç’rast janë dëmtuar tri shtylla të KEDS-it. Policia nuk ka dhënë informata tjera lidhur me atë se si janë dëmtuar këto prona.

Po ashtu, në 24 orët e fundit në Podujevë, gjegjësisht në fshatin Letanc ka ndodhur një tentim vjedhje nga shtëpia.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 24 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info