Është demoluar shkolla fillore “Ali Ajeti” në fshatin Balloc të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Në pamjet që kanë publikuar nga ky fshat, shihet se janë thyer dyert, karriget dhe gjëra tjerë që gjendeshin këtë shkollë
Rasti, siç thuhet, është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin.
Përkundër që i njëjti ka ndodhur të dielën mbrëma, rasti nuk është konfirmuar nga PK në raportet e saja 24-orësh./Llapi.info






