Me takime të krerëve të “Pesë Familjeve” mafioze, analisti Agron Demi e ka krahasuar takimin e sotëm të partive politike, të kryesuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se ky takim nuk ngjante fare me ndonjë takim të liderëve institucionalë apo grupeve parlamentare.
“Ky takim dhe diskutimet ma shumë i ngjanin takimeve të krerëve të ‘Pesë Familjeve’ mafioze, i kryesuar nga capo di tutti capi. Por në vend të familjeve fiktive Corleone, Tattaglia, Stracci, Barzini, Cuneo, aty ishin kryesuesit e bandave si Haradinaj, Veseli, Limaj, Mustafa e Rakiq”, shkruan Demi.
Demi në shkrim po ashtu vlerëson se gjatë takimit, ata u deklaruan për “natyrën e punëve dhe kthimin në periudhën e para 6 tetorit. Territoret veç janë të ndara tash e 20 vjet”.
“Tash kthehen tenderat, kuotat e punësimeve partiake, mëditjet, ministritë”, paralajmëron ai.