Lokale - eSIMy

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se propozimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës nuk do të kalojë.

“Propozimi i ZRrE-së duhet të hudhet poshtë, ai propozim s’ka me kalu, këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë”, ka thënë ai.

“Porosia jonë është e qartë, ne nuk ndalemi ju duhet të ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk ndaleni ne do të jemi çdo ditë edhe më të guximshëm”, ka thënë Molliqaj.

Ai i ftoi protestuesit që të ‘dhurojnë’ qirinj në shenjë simbolike kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Menjëherë pas kësaj, protestuesit kanë filluar të gjuajnë qirinj në drejtim të objektit të Qeverisë.