Lokale - eSIMy

Në njërin prej vendvotimeve të Shkollës së Mesme “Isa Boletini” në Podujevë pas numrit të votave ka ndodhur dallaverja brenda listës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Indeksonline ka siguruar procesverbalin e klasës “1824/04” ku KQZ-ja thotë se 61 vota janë për PDK-në,   për asamble komunale, kurse ndryshe shihet aty.

Sipas këtij  dokumenti aty vetëm një person ka 61 vota, e ndërsa totali është gjithsej 122 vota.

Kësisoj, potencialisht dyshohet se është prek procesverbali në këtë klasë dhe fajtorët kryesor dyshohen të dalin komisionerët përkatës.