Lokale - eSIMy

Një person i moshuar është goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësor në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.

Lajmin e kanë konfirmuar në Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.

 Sipas Policisë me rastin tani po merret njësiti i trafikut ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe video të këtij aksidenti ku shihet i moshuari teksa përplaset nga vetura.

Aksident

Pamje të rënda, aksidenti i sotëm në Prishtinë!

Publiée par Inspirimi sur Mardi 26 février 2019