Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku janë lënduar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim mjeksor në QKUK”, është shprehur ai.