Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq vlerësoi sot se sjellja e Shqipërisë në samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, ku përfaqësuesit e saj biseduan për eliminimin e kufirit me Kosovën dhe shkrirjen e tre komunave nga jugu i Serbisë në territorin e Kosovës, është një mospërfillje që meriton një përgjigje të mprehtë nga Serbia.
Sipas Daçiqit diskutimi për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën, është “ta pështysh në fytyrë Bashkimin Evropian, të gjithë ata që po kërkojnë të bindin Serbinë se ne duhet të jemi konstruktiv”.
“Do të ulemi në një tryezë dhe do të minojnë formimin e Shqipërisë së Madhe nën tryezë”, tha Daçiq për RTS, transmeton Klan Kosova.