Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe ish-sekreatarja e shtetit, Hillary Clinton, e kanë publikuar një deklaratë për vdekjen e ish-presidentit George H.W. Bush, i cili vdiq të premten në moshën 94-vjeçare. Clintoni e kishte mposhtur Bushin në zgjedhjet presidenciale të vitit 1992, ndërsa pas tyre ata u bënë miq të mirë.
Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të familjes Clinton:
Hillary dhe unë e vajtojmë vdekjen e Presidentit George H.W. Bush dhe e falenderojmë për punën, dashurinë dhe miqësinë e tij në jetën e tij të gjatë e të mrekullueshme.
Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për miqësinë që e krijuam. Që nga çasti që e takova si guvernator i ri, i ftuar në shtëpinë e tij, isha i mahnitur me mirësjelljen e tij ndaj vazjës sime, Chelsea, dhe me përkushtimin e tij ndaj Barbaras, fëmijëve dhe tërë familjes së tij.
Shumë pak amerikanë kanë qenë të aftë për t’u krahasuar me shërbimin që ia ka bërë ai Shteteve të Bashkuara dhe kënaqësinë që ndiente ai nga kjo punë, përfshirë shërbimin ushtarak në Luftën e Dytë Botërore, punën e tij në Kongres, në Kombet e Bashkuara, në Kinë, në CIA, si Zëvendëspresident dhe si President, drejt arritjes së unitetit, paqes dhe lirisë, në një botë që sapo kishte dalur nga Lufta e Ftohtë.
Ai kurrë nuk u ndal së shërbyeri. E kam parë këtë për së afërmi, pasi kemi punuar bashkë në Azi dhe këtu pas uraganit Katrina. Libershipi i dalluar dhe zemra e tij e madhe ishin gjithmonë në pah.
Jam thellësisht mirënjohës për çdo minutë që e kam kaluar me Presidentin Bush dhe gjithmonë do ta ruaj miqësinë me të si njërën nga dhuratat më të mëdha që m’i ka dhënë jeta.
Zemrat dhe lutjet tona janë për tërë familjen Bush, thuhet në letrën e ngushëllimit, shkruan “Huffington Post”, transmeton Gazeta Express.