Sot në një ceremoni inauguruese kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe këshilltarët komunalë kanë bërë betimet e tyre, raporton Llapi.info.

Mirëpo gjatë betimit, Veliut duket se nuk i ka pëlqyer diç. Ai gjatë kohës derisa këshilltarët po lexonin betimin u është “çartur” duke qitur edhe me duar në mënyrë që ata betimin ta bëjnë më me zë.

Pas këtyre gjesteve të Veliut, asamblistët e tij, siç mund të shihet e dëgjohet edhe në video, kanë ngritur zërin tyre./Llapi.info

Më poshtë video: