Kongresisti Tim Burchett, thotë se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dje në Kongresin Amerikan, ku kosovarët dëshmuan për krimet serbe në Kosovë.
“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata. Ajo (Jahjaga) më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, dëgjohet të thotë Burchett në një video të shkurtër në Twitter.