Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim kolonelin Italian Maurizio MELE (Komandant i regjimentit të karabinierëve KFOR-MSU), njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Gjatë takimit diskutuan për situatën e përgjithshme në Komunën e Podujevës, me theks të veçantë për situatën e sigurisë, ku kryetari Bulliqi vlerësoi lartë angazhimin e KFOR-it, në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë.

Kryetari Bulliqi e njoftoi për punët dhe projektet të cilat janë duke u realizuar në komunën e Podujevës, e veçanarisht trajtuan sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë, si dhe diskutuan për sfidat e komunës së Podujevës të cilat vazhdojnë të mbesin të njëjtat si papunësia dhe migrimi.

Kryetari Bulliqi u shpreh i hapur për bashkëpunim me KFOR-in Italian, ku theksoi gatishmërinë e komunës për invesitor të ri të cilët kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal.

Ndërsa koloneli MELE, u shpreh i kënaqur me projektet që janë duke u realizuar në komunën e Podujevës si dhe falënderoi kryetarin Bulliqi për pritjen, duke shprehur përkushtimin e tij për ta vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me komunën e Podujevës./Llapi.info