Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sot kanë pranuar dy kamionë për kompaninë “Pastrimi”, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës thotë se ky donacion me kamionë vjen pasi që Komuna e Podujevës ishte përfituese e Garës për Mjedis të Pastër dhe Grantit të Performancës Komunale.

“Pranuam 2 Kamionët e rinj për Njësinë “Pastrimi” në Podujevë. Sot kemi pranuar 2 kamionët e ri për grumbullimin e mbeturinave për njësinë e kompanisë “Pastrimi” në Podujevë.  Ky donacion me kamionë vjen pasi që Komuna e Podujevës ishte përfituese e Garës për Mjedis të Pastër dhe Grantit të Performancës Komunale në kuadër të bashkëpunimit me MMPHI, MZHE me mbështetjen e GIZ-it gjerman dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË).Jemi falënderues donatorëve dhe bashkëpunëtorëve për këtë donacion shumë të vlefshëm, që na ndihmon në ngritjen e kapaciteteve për mirëmbajtjen e hapësirave dhe grumbullimin e mbeturinave. Bashkë për mjedis të pastër”, ka shkruar ai./Llapi.info