Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kanë nisur punimet për meremetimin e banesave kolektive, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se tash ka nisur fasadimi i tyre, pullazet dhe izolimi i tyre.
“Mungesa e interesimit për objektet banesore kolektive ka kaluar, në vitin 2021 si qeverisje e re komunale kemi intervenuar në disa objekte banesore, kurse këtë vit po punohet edhe në meremetimin e objekteve të tjera banesore me rregullimin e pullazeve të vjetruara, fasadimin, izolimim dhe rregullimin e ndriçimit nëpër hyrje dhe korridore të këtyre objekteve”, ka shkruar ai./Llapi.info






