Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kujtuar të rëndët në 23-vjetorin e masakrës në Llap dhe Gollak, ku u vranë 227 civilë shqiptarë, shkruan Llapi.info.
Bulliqi në këtë përvjetor ka thënë se janë mbjellë 227 pemë, të cilat, siç ka thënë Bulliqi, simbolizon secilën viktimë që ka pësuar nga gjenocidi i Serbisë në këtë masakër.
“Me kryetarin e Kuvendit, z. Glauk Konjufca, deputetë të Parlamentit, anëtarë të ekzekutivit komunal, shoqatat e dala nga lufta, familje të dëshmorëve dhe martirëve, kemi marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe kemi bërë homazhe në nderim të gjithë viktimave të masakrës së Dyzit. Në këtë masakër janë vrarë barbarisht 227 civilë shqiptarë, burra e gra, fëmijë e pleq. Në nderim të viktimave të rënë si institucion i komunës kemi bërë mbjelljen e 227 drunjëve që simbolizon secilën viktimë që ka pësuar nga gjenocidi i Serbisë në këtë masakër. Me ndjenjën e respektit të përjetshëm përulemi para të gjithë atyre burrave e grave të Kosovës, që me sakrificën e tyre sublime u bën themel për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të Kosovës”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./Llapi.info






