Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë përcjellë nga afër punimet e një rrugë në fshatin Llaushë dhe meremetimin e urës në qytet, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se tani, pas nënshkrimit të kontratave, sipas Bulliqit,  ka filluar implementimi i shumë projekteve dhe po punojnë me dinamikë të shtuar.

“Sot ishim në terren për të parë nga afër punimet e rrugës “Nisma e Ushtrisë” në Llaushë, e cila po trajtohet me zhavor në gjatësi mbi 800 metra. Gjithashtu inspektuam punimet në meremetimin e njëres prej urave në qytet dhe shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit të një lagjje në qytet në gjatësi mbi 1600 metra, e cila është edhe kërkesë e kamotshme e banorëve. Pas nënshkrimit të shumë kontratave ka filluar implementimi i shumë projekteve dhe po punojmë me dinamikë të shtuar, me qëllim të zbatimit në plotëni të planifikimeve në realizimin e projekteve”, ka shkruar Bulliqi.

Ndryshe, si pasojë e këtyre punimeve në urën e qytetit, qytetarët shpesh janë ankuar për kaos të krijuar në këtë rrugë./Llapi.info