Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar fotografi nga disa pjesë të qytetit, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës ka thënë se investimet i kanë dhënë pamje të bukur këtij qyteti.
“Fotografi të realizuara gjatë ditës së sotme në motin me diell në Podujevë. Investimet në objektet banesore, institucionet arsimore si dhe përkujdesja për hapësirat publike i kanë dhënë pamje të bukur qytetit tonë”, ka shkruar ai./Llapi.info






