Të shtunën në Beograd dhjetëra banorë serb protestuan para një furre të bukës. Kjo për shkak që njëri nga punëtorët aty kishte postuar një fotografi ku shihej duke bërë shqiponjën me duar.
Pasi u qetësua situata, pronari i furrës Sun Đuraj postoi një video ku ju kërkoj falje të gjithëve dhe se punëtori i tij, Florimi që kishte bërë shqiponjën është kthyer në Kosovë, shkruan Telegraf.rs, transmeton Indeksonline.
“Unë jetoj këtu dhe punoj për tetë vjet nuk dua të kem ndonjë problem me fqinjët e mi. Ky është vendi im dhe populli im. Fëmijët e mi kanë lindur këtu në Beograd. Kur mësova për fotografin, fillova të pretendoj të largohem nga kjo foto. Florimi më vonë u kthye në Kosovë.”, ka thënë Duraj.
Pronari i furrës ka mohuar se ai vet do të largohet nga Beogradi dhe se do të vazhdoj të punoj aty.