Lokale - eSIMy

Moti i ligë ka përfshirë sot në mesditë edhe Podujevën, shkruan Llapi.info.

Shi i rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe breshëri kanë mbizotëruar në tërë rajonin e Llapit, me ç’rast edhe janë shkaktuar dëme, duke përfshirë këtu edhe ato në njerëz.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet edhe breshëri i madh që ka përfshirë sot fshatin Sekiraçë të kësaj Komune, ku për pak shpëtojnë xhamat e veturave pa u thyer.

Dëmet që ka shkaktuar në këtë fshat dhe zona tjera në Podujevë janë të mëdha.

 

Ndërkaq, duhet theksuar se një person nga Podujeva ka humbur jetën pasi e zuri lisi si pasojë e erërave të forta.

Një tjetër person pësoi lëndime në fshatin Orllan, ku rrufeja goditi një pemë dhe e njëjta e zuri të riun, për çka, i njëjti është dërguar në QKUK./Llapi.info